Një 30 vjeçar nga fshati Torshan i Lezhës ka përfunduar për policinë e Tiranës pasi është aukuzar nga një grua 35 vjeçare për përndjekje.
Gruaja e martuar, nënë e dy fëmijëve, kishte disa kohë që ngacmohej me mesazhe në Facebook, nga 30 vjeçari i cili i kërkonte të takoheshin por edhe e kërcënonte duke i shkaktuar probleme me bashkëshortin.
Edhe pse ajo e bllokonte në Facebook, Bruno Kola, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, krijonte profil të ri dhe më pas e kërcënonte atë me mesazhe private. Pas denoncimit të saj, 30 vjeçari është shoqëruar në Policinë e Tiranës.