Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet për babanë që ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, për 37-vjeçarin Rudolf Merolli.
Çështja tashmë ka shkuar në Gjykatë ndërsa Merolli vijon ta mohojë se nuk e ka ngacmuar seksualisht të bijën 18-vjeçare, duke thënë se natën që ka ndodhur ngjarja ka qënë nën efektin e substancave narkotike dhe se nuk mbante mend asgjë.
37-vjeçari u akuzua dy muaj më parë nga vajza e tij për ngacmim seksual, pasi kishte konsumuar hashash, ndërsa më vonë dolën dhe video erotike.