Ngatërresë e madhe me Lesin, shqiptari është parë në Athinë dhe në Halkidiki

Publikuar tek: bota, më 16:46 20-01-2016 Ngatërresë e madhe me Lesin, shqiptari është parë në Athinë dhe në Halkidiki

Gjyshi i 4 vjeçarit Fivos ,deklaron se Klodi James Lesi është parë afër një fshati në Halkidiki,ndërsa një femër tjetër i ka thënë policisë se e ka parë atë në qëndër të Athinës megjithë të birin. Hetimi  dhe përpjekjet për arrestimin e Klodi James Lesi janë në vazhdim në Greqi. Ai, sipas babait të viktimës Lela Mavromatit , është parë nga nga një shofer taksije në Halkidiki, raporton protothema.gr. Babis Mavromatis ka folur për gazetën greke dhe ka thënë se një shofer taksije e ka parë në një fshat afër Halkidiki-së bashku me të birin e tij , Fivos.

Për gazetën greke foli dhe shoferi i taksisë i cili deklaroi: Më kërkoi ta coja në stacionin e autobuzave, për të udhëtuar në Selanik. Kishte me vete edhe një djalë të vogël i cili ngjate shumë me Fivon. I kërkova letrat e qëndrimit, sepse nuk më lejohet të transferoja të huaj që s'kanë leje qëndrimi. E kuptova se ai ishte shqiptar. Ai bëri sikur kontrolloi portofolin e tij dhe më tha se nuk po e gjente letrat e ndërkohë pashë se mbante një portofol me shumë para brenda."

Shoferi i taksisë vazhdoi duke thënë: "Ai u ndje keq dhe dukej shumë i lodhur. Fëmija dukej se ishte shumë mirë, zbriti nga makina ime dhe më tha se donte të shkonte në Selanik. Ai u zhduk para se unë të thërrisja policinë.

Disa orë më parë të ditës së djeshme, një femër tjetër, shumë larg  vendndodhjes së shoferit të taksisë, deklaroi në polici se ajo kishte parë Klodi James Lesin më të birin e tij në qëndër të Athinës. Ajo u shpreh 100 % e sigurt që personi të cilin e kishte parë , ishte Lesi me djalin e tij 4 vjeçari.Një ngatërresë e madhe…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet shqiptari në Itali me 450 kg drogë, i kishte spërkatur me benzinë që mos...
DASH publikon raportin: 3.38% e shqiptarëve shkelën afatin e vizës »
Article Logic
Execution time: 0.0093309879302979
array(1) { ["section"]=> string(81) "ngaterrese-e-madhe-me-lesin-shqiptari-eshte-pare-ne-athine-dhe-ne-halkidiki-30514" }