Ngatërrohet Berisha: 21 janari do hyjë në analet e historisë (Salla shpërthen në të qeshura)

Publikuar tek: politike, më 12:45 08-02-2018 Ngatërrohet Berisha: 21 janari do hyjë në analet e historisë (Salla shpërthen në të qeshura)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit për të folur lidhur me rezolutën e OKB dhe votën kundër të Shqipërisë.

Por ndërsa donte të thoshte, 21 dhjetori, Berisha e nisi fjalën duke thënë 21 janari e duke bërë që në sallë të shpërthejnë të qeshurat nga ana e socialistëve.

“21 janari... 21 dhjetori (salla qesh) do hyjë në analet e historisë si dita e zezë si dita që etërit mizorë kthyen aulën më prestigjoze të OKB në botën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kundër kombit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për historinë e shqiptarëve, kundër vendit që pas vendosjes së shtetit shqiptar bëri aq shumë për ndërtimin, kundër vendit i cili pas vendosjes së diktaturës mizore të Enver Hoxhës e shpalli prioritetin nr 1 çlirimin nga kthetrat e tij dhe ndërmori operacionin për rrëzimin e etërve të tyre që votuan sot kundër Shteteve të Bashkuara. Kemi të bëjmë me njerëz oridner si ky këtu (i drejtohet Ramës). pra këta s’kanë fytyrë as para popullit as para qytetarëve as para komunitetit ndërkombëtar, por burri është burrë, nuk futet si mi nëpër vrima. Luan me interesin kombëtar në mënyrën më të paskrupullt. Mashtroi 6 vende të BE, votuan kundër rezolutës. Këtu janë: Kroacia, Cekia Bullgaria, etj... Në këto raste do të thotë se nuk ua arrit akordi.

Hungarezët gjykuan se interesi i tyre kombëtar është me Amerikën, rumunët po kështu, kroatët e të tjerë me radhë. Pra vota ishte kundër interesit kombëtar. Kjo është një ndarje e thellë si me thikë”, tha Berisha në fjalën e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010476112365723
array(1) { ["section"]=> string(96) "ngaterrohet-berisha-21-janari-do-hyje-ne-analet-e-historise-salla-shperthen-ne-te-qeshura-109565" }