‘Ngatërroi adresën e Kajmakut për shenjat e gishtave’, Posta i përgjigjet Prokurorisë: E dorëzuam kërkesën, firmosi sekretarja e Bashkisë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 20:20 04-09-2019 ‘Ngatërroi adresën e Kajmakut për shenjat e gishtave’, Posta i përgjigjet Prokurorisë: E dorëzuam kërkesën, firmosi sekretarja e Bashkisë (E PLOTË) Posta Shqiptare

Posta Shqiptare i është përgjigjur zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme e cila pretendonte se kishte dështuar të merrte shenjat e gishtave të Agim Kajmaku, pasi Posta kishte ngatërruar adresë dhe nuk ia kishte dorëzuar kërkesën kryebashkiakut të Vorës.

‘Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën’, njoftoi Prokuroria sot.

Në përgjigjen e saj, Posta thotë se të gjitha dërgesat e nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme. Më tej, thuhet se Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të Agim Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës) dhe më më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Sipas Postës Shqiptare, në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë dhe ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: Në sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës dhe Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.

Në lidhje, me këtë rast ka reaguar dhe opozita përmes ish-deputetit Luçiano Boçi, i cili e ka quajtur njoftimin e Prokurorisë banal dhe të turpshëm.

‘Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!).  Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës’, u shpreh Boçi.

REAGMI I POSTËS SHQIPTARE:

Duke marrë shkas nga publikimet  në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme  për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.

Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092220306396484
array(1) { ["section"]=> string(147) "ngaterroi-adresen-e-kajmakut-per-shenjat-e-gishtave-posta-i-pergjigjet-prokurorise-e-dorezuam-kerkesen-firmosi-sekretarja-e-bashkise-e-plote-177330" }