‘Ngelëm mes katër rrugëve’, Rama-qytetares: Nuk kam shkop magjik, falendero Zotin…

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 17-12-2019 ‘Ngelëm mes katër rrugëve’, Rama-qytetares: Nuk kam shkop magjik, falendero Zotin…

Kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët e strehuar në kompleksin turistik ‘Fafa’, të cilët ndodhen aty prej kur ra tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në një moment, Rama ka debatuar edhe me një nga banoret, e cila është shprehur se ngelën mes katër rrugëve.

Kryeministri është shprehur se nuk ka një shkop magjik që të rregullojë gjithçka për dy javë.

Qytetarja: Ngelëm mes katër rrugëve, qeveria na i mori  të tëra. Ja tani jemi në hotel deri në datën 1, pasaj do mbesim mes rrugëve.

Rama: Qeveria nuk të la në rrugë. E para falëendero zotin që nuk të mori dhe të la në këtë botë. Je mirë në ombrellë.  Jemi pak më shumë se dy javë kur ndodhi dhe unë nuk kam shkop magjik  t’i ndërtojë shtyllat të gjitha. Kështu që do presësh, nuk do paguash asgjë. Nga 1 janari do ikësh nga këtu, janë dhënë lekët dhe do shkoni në shtëpi në qira.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Surrel, policia jep detajet e para
Miratimi i paketës Anti -shpifje, europarlamentari bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Do të bllokojë antarësimin e Shqipërisë në BE, të veprojë opozita (2 RREZIQE KRYESORE) »
Article Logic
Execution time: 0.012833118438721
array(1) { ["section"]=> string(83) "ngelem-mes-kater-rrugeve-rama-qytetares-nuk-kam-shkop-magjik-falendero-zotin-189629" }