Ngërçi i reformës zgjedhore, Rama pret në selinë e PS zyrtarët e OSBE

Publikuar tek: politike, më 19:21 07-03-2017 Ngërçi i reformës zgjedhore, Rama pret në selinë e PS zyrtarët e OSBE

Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e sotme në selinë e Partisë Socialiste zyrtarët e OSBE-ODIHR. Në takim është i pranishëm edhe deputeti Taulant Balla, i cili kryeson komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

Zyrtarët e OSBE kanë bërë thirrje për zgjedhjen e ngërçit të reformës zgjedhore dhe janë takuar më herët gjatë ditës së sotme edhe me zyrtarët e LSI për këtë çështje, si dhe me kreun e KQZ-së, Denar Biba.

Partia Demokratike prej më shumë se dy javësh ka nisur një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ka vendosur bojkot ndaj punimeve të Kuvendit, duke kërkuar numërim elektronik të votave për zgjedhjet e 18 qershorit dhe qeveri teknike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031125068664551
array(1) { ["section"]=> string(74) "ngerci-i-reformes-zgjedhore-rama-pret-ne-seline-e-ps-zyrtaret-e-osbe-71102" }