Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Vorpsi reagon për herë të parë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 15-11-2019 Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Vorpsi reagon për herë të parë Arta Vorpsi

Flet për mediat Arta Vorpsi, e cila u betua dje si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme te një zyrë noteriale në Tiranë.

Vorpsi u pyet për statusin që mban aktualisht në Gjkykatën Kushtetuese, atë të këshilltares apo Gjyqtare dhe kjo e fundit u përgjigj për Neës 24 se është në detyrë si gjyqtare.

Aktualisht në Kushtetuese është krijuar një ngërç pasi presidenti Ilir Meta dekretoi në vend të Vorpsit Marsida Xhaferrlarin, e cila është njëkohësisht bashkëshortja e ish-deputetit demokrat Enkelejd Alibeajt dhe mbrëmjen e djeshme u betua në presidencë.

Vorpsi u betua te noterja Miranda Xhemalçi, duke shmangur presidentin, i cili më parë kishte lënë të kuptohej se nuk ishte dakord me emërimin e saj.

Gjithashtu te Meta u betuan mbrëmë edhe dy anëtaret e tjera të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Ndërkohë, përbërja e Gjykatës Kushtetuese deri tani është: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029269218444824
array(1) { ["section"]=> string(68) "ngerci-ne-gjykaten-kushtetuese-vorpsi-reagon-per-here-te-pare-185963" }