'Ngërçi' politik në vend, Meta për DW: Është koha të kemi NJË hap prapa nga opozita dhe DY nga mazhoranca

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 20-02-2019 'Ngërçi' politik në vend, Meta për DW: Është koha të kemi NJË hap prapa nga opozita dhe DY nga mazhoranca

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me situatën politike në vend dhe propozimin e  kryedemokratit Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Në një intervistë për 'Deutche Welle', Meta thotë se diegia e mandateve nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe as integrimit europian të vendit.

“Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij. Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.
Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë”, u shpreh Meta.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025372982025146
array(1) { ["section"]=> string(108) "ngerci-politik-ne-vend-meta-per-dw-eshte-koha-te-kemi-nje-hap-prapa-nga-opozita-dhe-dy-nga-mazhoranca-153492" }