Një 35 vjeçar nga Bulqiza ka drejtuar makinën me shpejtësi dhe në gjendje të dehur, duke përplasur dy mjete e dalë nga rruga.
Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka arrestuar në flagrancë Andrea Gjokën, 35 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, ka përplasur dy automjete gjatë rrugës dhe më pas në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjeologjisë”, ka humbur kontollin mbi automjet duke dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar lehtë vetë shtetasi i lartpërmendur.
Shtetasit A.Gjoka i është bërë testi i alkoolit me apartin Drager i cili rezultoi me masë alkooli 0.67 mg/l
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimt rrugor”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.