Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë ka ndaluar 9 drejtues mjetesh të cilët ngisnin nën efektin e pijeve alkoolike. Aksioni është zhvilluar në orët e para të së dielës.
Këto aksione synojnë parandalimin e aksidentve që vijnë si pasojë e konsumit të pijeve alkoolike nga drejtuesit e mjeteve. Ndaj 9 shtetasve të arrestuar rëndon akuza për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.