Një person është arrestuar nga policia e Shijakut, pasi ngiste makinën në gjendje të dehur.
Kur policia kanë dashur ta shoqërojnë për në komisariat, 62-vjeçari ka dashur të bëjë “të fortin”, duke kundërshtuar uniformat blu.
Sipas policisë, ai nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë të Rendit Publik për ta shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
Ndaj tij rëndojnë 3 akuza: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”.