Ngjarja e bujshme në Berat, akuzohet se përdhunoi mbesën e gruas, flet bashkëshortja dhe vajza

Publikuar tek: aktualitet, më 16:33 30-07-2017 Ngjarja e bujshme në Berat, akuzohet se përdhunoi mbesën e gruas, flet bashkëshortja dhe vajza

Pas arrestimit të 54-vjeçarit, Resmi Turani në Berat i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture, 15 vjeçares R.K, mbesa e gruas së tij, reagon vajza dhe bashkëshortja e të akuzuarit.

Në deklaratën e tyre për "news 24" vajza dhe bashkëshortja e kanë mohuar kategorikisht të ketë ndodhur një gjë e tillë, duke u shprehur se vajza është detyruar ose e ka bërë për lekë këtë “shpifje”.


“Jam vajza e Resmi Turanit. Jam shumë e sigurt, babai im nuk ka bërë diçka të tillë. Gjithçka është një gënjeshtër. E akuzojnë gjoja ka përdhunuar, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Për këtë jam shumë e bindur. E njoh shumë mirë babain tim se kush është. Gjithçka është një gënjeshtër”, deklaroi e bija e 54-vjeçarit.

Ndërsa bashkëshortja e ka konsideruar këtë një shpifje nga ana e vajzës.

“Është gënjeshtër, është shumë shpifje. Tani për çfarë t’i flas, kur ajo më bëri këtë të keqe. Më përpara nuk kemi patur sherr. Do e ketë futur dikush tjetër, ose ka menduar t’i bëj këtë dhe t’i marr para”, tha ajo.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.89793491363525
array(1) { ["section"]=> string(98) "ngjarja-e-bujshme-ne-berat-akuzohet-se-perdhunoi-mbesen-e-gruas-flet-bashkeshortja-dhe-vajza-87814" }