NGJARJA E BUJSHME NE UNIVERSITET/ Studenti akuzon profesoreshën për ngacmim seksual, por ai është martuar me një burrë

Publikuar tek: bota, më 18:38 14-08-2018 NGJARJA E BUJSHME NE UNIVERSITET/ Studenti akuzon profesoreshën për ngacmim seksual, por ai është martuar me një burrë Profesoresha e akuzuar Ronell dhe ish studenti Reitman

Avital Ronell, një profesoreshë e letërsisë gjermane dhe krahasuese në Universitetin e Nju Jorkut u shpall fajtore për ngacmim seksual ndaj një ish-studenti të diplomuar, Nimrod Reitman, raportojnë mediat në SHBA.

Pas një hetimi 11 mujor nga ana e departamentit të caktuar të Universitetit, profesoresha, e njohur si një nga filozofet më të mira të kohëve të sotme, u gjet fajtore për ngacmim seksual, fizik dhe verbal, në atë masë që sjellja e saj “ishte mjaft e përhapur për të ndryshuar kushtet e mjedisit mësimor për studentin Reitman”.

“Universiteti ka pezulluar profesoreshën për vitin e ardhshëm akademik” thotë raporti. Ky raport është botuar në New York Times dhe zoti Reitman thotë se profesoresha e ka ngacmuar seksualisht për tre vite, duke i dërguar dhjetëra email-e ku i referohej atij si “i adhuruari im”, “foshnje e embël”, “Nimrodi im I bukur e mahnitës”.

Por menjëherë pasi universiteti bëri publik raportin, janë disa studiues në botë që i kanë ardhur në mbrojtje profesoreshës Ronell. “Edhe pse nuk e kemi parë dosjen konfidenciale, kemi punuar për një kohë të gjatë me profesoreshën Ronell” shkruajnë një grup profesoresh në një letër publikuar nga një prej blogjeve në SHBA.

“Kemi parë marrëdhëniet e saj me studentët, disa prej nesh, e njohin edhe individin që ka bërë fushatë kundër saj”. Zoti Reitman, sot 34 vjec pretendon se profesoresha e puthte dhe prekte vazhdimisht. Thotë se ajo I ka kërkuar të shtrihet në shtratin e saj, ti mbante dorën.

Reitman është homoseksual dhe tani është martuar me një burrë. Ndërkohë që profesoresha Ronelli është lesbike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01154899597168
array(1) { ["section"]=> string(123) "ngjarja-e-bujshme-ne-universitet-studenti-akuzon-profesoreshen-per-ngacmim-seksual-por-ai-eshte-martuar-me-nje-burre-131119" }