Ngjarja e patreguar e Petro Koçit: Në ’94 militantët e PD kanë bërë aktin më të shëmtuar, u dolën para grave dhe iu ulën pantallonat e mbathjet

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 26-02-2020 Ngjarja e patreguar e Petro Koçit: Në ’94 militantët e PD kanë bërë aktin më të shëmtuar, u dolën para grave dhe iu ulën pantallonat e mbathjet Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka treguar mbrëmjen e sotme një ngjarje që ai e ka quajtur nga më të shëmtuarat në gjithë Europën Lindore.

I ftuar në emisionin ‘Arena’, Koçi ka treguar se në 29 qershor 1994 kur në Libofshë zhvillohej mitingu i PS, militantët e PD u kanë dalë para grave dhe u kanë ulur pantallonat dhe mbathjet. Sipas socialistit, kjo ka qenë për të ngjarja më e shëmtuar që ka ndodhur.

‘Në zgjedhjet e pjesshme të Libofshës me 29 qershor 1994, ka ndodhur ngjarja më e shëmtuar politike sipas meje, në të gjithë Europën Lindore. Ku militantët e PD u futën në mitingun që bënte PS, e kishim që një ditë më parë e bënte opozita, dhe ditën tjetër e bënte mazhoranca për një çështje lokale. Ishim në qendër të Libofshës, dhe ata dolën para nesh, dhe në miting ishin kryesisht nga, për shkak të presionit të madh të atyre zgjedhjeve, që nuk e mora vesh kurrë pse Berisha donte ta merrte se s’bën Libofshën. Dolën militantët e PD përballë grave dhe më falni, por i kanë ulur pantallonat dhe mbathjet, gjëja më e shëmtuar që ka ndodhur’, u shpreh Petro Koçi, zv.ministër i Mbrojtjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013554096221924
array(1) { ["section"]=> string(147) "ngjarja-e-patreguar-e-petro-kocit-ne-94-militantet-e-pd-kane-bere-aktin-me-te-shemtuar-u-dolen-para-grave-dhe-iu-ulen-pantallonat-e-mbathjet-196579" }