NGJARJA E PAZAKONTE/ Një studente lind fëmijën në banjot e spitalit të Fierit, sanitarja e gjen përtokë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 30-01-2017 NGJARJA E PAZAKONTE/ Një studente lind fëmijën në banjot e spitalit të Fierit, sanitarja e gjen përtokë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Fierit tre ditë më parë, kur një vajzë 22 vjecare, studente në Tiranë lindi foshjën e saj tetë muajshe në banjot e spitalit, pa shkuar fare tek departamenti i lindjeve.

Media lokale në Fier, alb365.com, publikon rastin në fjalë pa dhënë detaje të vajzës dhe bebes, por vetëm duke konfirmuar faktin se të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas rrëfimit të personelit mjeksor të spitalit, shtetësja 22 vjecare është paraqitur me dhimbje të forta barku. Në urgjencën e spitalit të Fierit, mjeku aty e ka pyetur se çfarë ndjente.

Vajza i ka thënë se nuk ndihej mirë, nuk dilte dot jashtë. Mjeku i ka kryer procedurën e një klizme. Mjeku i ka pohuar 22 vjeçares se ishte shtatzënë, por kjo e fundit nuk e ka pranuar. Ajo menjëherë ka shkuar në tualetin e spitalit por aty…ka lindur foshjen e saj. Sanitaret e kanë gjendur përtokë në tualet me beben që sapo e kishte lindur. E pas kësaj procedure, e kanë dërguar menjëherë në maternitetin e Fierit. Ngjarja nuk është bërë publike, ndërkohë që nëna dhe bebja janë mirë me shëndet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditen 2 raste të mitdhënies, arrestohen në flagrancë 2 persona (Emrat dhe Video)
Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010218143463135
array(1) { ["section"]=> string(107) "ngjarja-e-pazakonte-nje-studente-lind-femijen-ne-banjot-e-spitalit-te-fierit-sanitarja-e-gjen-pertoke-67087" }