Ngjarja e rëndë në Francë, ndërron jetë prifti i marrë peng në Kishë. Anti-Terrori i Parisit merr në dorë hetimin

Publikuar tek: bota, më 11:27 26-07-2016 Ngjarja e rëndë në Francë, ndërron jetë prifti i marrë peng në Kishë. Anti-Terrori  i Parisit merr në dorë hetimin Kisha ku ndodhi pengmarrja, djathtas policia në aksion

Ndërron jetë prifti që u mor peng në një Kishë të Francës. Prokurori Anti-Terror në Francë ka marrë në ngarkim hetimin për çështjen. 2 burra mësohet se morën peng priftin dhe 2 të tjerë në një Kishë në Rouen.

Dy burrat ishin afruar duke fshehur thika, të cilat i përdorën për të kërcënuar personat që morën peng.

‘’Reuters’’ raporton se fillimisht dy burrat hynë në Kishën ku shkonin gjithmonë, duke mbajtur peng 6 persona, por më pas kanë liruar një pjesë të tyre. Mes tyre ishin dhe dy murgesha.

Dy burrat, identiteti i të cilëve nuk publikohet, sipas të dhënave të deritanishme po hetohen si aktorë të sulmit terrorist, të mirëplanifikuar. Ata janë ekzekutuar nga efektivët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023477792739868
array(1) { ["section"]=> string(117) "ngjarja-e-rende-ne-france-nderron-jete-prifti-i-marre-peng-ne-kishe-anti-terrori-i-parisit-merr-ne-dore-hetimin-47754" }