Ngjarja HORROR në Kombinat/ Zbardhet ekspertiza, vajza e vetëflijuar ka ndërruar jetë 15 muaj më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 03-07-2020 Ngjarja HORROR në Kombinat/ Zbardhet ekspertiza, vajza e vetëflijuar ka ndërruar jetë 15 muaj më parë Nena me 2 vajzat

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Anisa Josifi, e cila u gjet e vdekur në Kombinat bashkë me nënën e saj, Zhanetën, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore 33-vjeçarja Anisa Josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.  Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.

Trupi i Anisa Josifi ishte i dekompozuar, dhe për të kujdesej nëna me vajzën tjetër, duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje.

Bëhet me dije se shkaku i vdekjes lidhet me faktin që nëna dhe vajzat ishin praktikante te jehovait dhe janë vetëflijuar me besimin se mund të ringjallen.

Nëna Zhaneta Josifi 56-vjeçare, Anisa dhe Blerta Josifi jetonin në zonën e Kombinatit në Tiranë, dhe ka qenë i vëllai i Zhaneta Josifit ai që ka lajmëruar policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në vendin tonë pasi edhe më herët praktikantë të Jehovait janë vetëvarë me besimin se mund të ringjallen.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/detaje-horror-nga-ngjarja-e-kombinatit-vajza-mund-te-kishte-5-muaj-e-vdekur-nena-e-mbante-ne-banese-i-lyente-trupin-me-vaj-dhe-e-mbeshtillte-me-shtroje-212629

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01006817817688
array(1) { ["section"]=> string(106) "ngjarja-horror-ne-kombinat-zbardhet-ekspertiza-vajza-e-veteflijuar-ka-nderruar-jete-15-muaj-me-pare-212670" }