Ngjarja horror në Vlorë, dëshmitari: Ja si e gjeta kokën e prerë në pyll

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 25-01-2017 Ngjarja horror në Vlorë, dëshmitari: Ja si e gjeta kokën e prerë në pyll

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Roms të Vlorës mëngjesin e sotëm, ku u gjet një kokë njeru pa trupin, një dëshmitar ka dhënë detaje për ‘News24’.

Gjatë një lidhje telefonike, dëshmitari i cili është bari i zonës ka thënë se ishte duke kaluar në rrugë, kur ka gjetur kokën e njeriut sipër tokës.

“Po kaloja në Karabunarë kur pashë sipër dheut një kokë njeriu. Nuk di gjë se kush mund të jetë, pasi sapo pashë kokën njoftova policinë dhe nuk e preka me dorë”- ka thënë dëshmitari. Më tej ai është shprehur se zona kryesisht përdoret për kullota dhe nuk është shumë e banuar nga njerëzit.

Sipas burimeve, dyshohet se koka i përket një personi, i cili është vrarë para tre muajsh. Ajo është çuar për ekzaminime mjekoligjore. Nga këqyrja paraprake mësohet se ne kafke ka një vrime, qe mund te jete shkaktuar nga një arme zjarri, ndërkohë policia vijon kërkimet për trupin e viktimës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sonila Meço i përvishet Ahmetajt: Është ekonomia o idiot...
Raporti i “TI” për korrupsionin, Shqipëria përmirësohet me 5 vende, me e larta në rajon »
Article Logic
Execution time: 0.0080959796905518
array(1) { ["section"]=> string(76) "ngjarja-horror-ne-vlore-deshmitari-ja-si-e-gjeta-koken-e-prere-ne-pyll-66618" }