Ngjarja makabër në Kavajë, burri i Marsida Qatjas i dënuar në një vend të BE-së, HAXHOLLI dyshonte për lidhje intime me policin (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:29 10-10-2019 Ngjarja makabër në Kavajë, burri i Marsida Qatjas i dënuar në një vend të BE-së, HAXHOLLI dyshonte për lidhje intime me policin (DETAJE) Bledar Toçi (m) dhe Dritan Haxholli (d)

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë duket se ka ndodhur për motive xhelozie.

Marsida Qatja rrëfeu se si ndodhi ngjarja e rëndë në banesën e saj ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë së Burgut të Durrësit Bledar Toçi.

Ajo tregoi se bezdisej prej kohësh nga Haxholli, me të cilin kishte patur një marrëdhënie intime. Viktima rezulton të jetë i dënuar kohë më parë. Një ditë më parë, ajo i kërkoi ndihmë mikut të saj Bledar Toçi për rastin në fjalë. Ndërsa, ai i ka premtuar se do ta zgjidhte vetë problemin.

‘’Haxholli më bezdiste prej kohësh. Më kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale. Kam tentuar ta shmangë. I kërkova ndihmë mikut tim Bledar Toçit. E takova një ditë më parë dhe më premtoi se do ta zgjidhte vetë problemin’’, rrëfen Marsida Qatja.

Më tej para oficerëve të sigurisë, ajo rrëfeu se Haxholli ka tentuar të hyjë nga dritarja e shtëpisë së saj duke goditur me tytën e automatikut dritaren. Në banesë ka qenë Bledar Toçi si dhe dy persona të tjerë, fqinj të Marsida Qatja. Kur ka parë Toçin, Dritan Haxholli ka dyshuar se Marsida kishte krijuar një lidhje tjetër intime me policin. Ata kanë debatur ashpër midis tyre dhe në orën 00:40 janë dëgjuar krisma. Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të oficerit të rendit, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur zjarrit duke qëlluar me vetëm një plumb Dritan Haxhollin, të cilin më pas e ka lënë të vdekur në vend.

Nga ana tjetër, policia ka zbuluar një tjetër detaj për bashkëshortin e Marsida. Ai është i dënuar në një prej vendeve të BE-së. Oficeri Bledar Toçi është arrestuar më pas në banesën e vëllait të tij Bernard Toçit. Për sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në banesë, ata nuk rezultojnë persona me precedentë penalë dhe janë lënë të lirë.

Megjithatë, policia do të marrë sërish në pyetje Marsida Qatjan për të qartësuar plotësisht ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02274489402771
array(1) { ["section"]=> string(139) "ngjarja-makaber-ne-kavaje-burri-i-marsida-qatjas-i-denuar-ne-nje-vend-te-be-se-haxholli-dyshonte-per-lidhje-intime-me-policin-detaje-181482" }