Ngjarja me turistët spanjollë, gjykata lë në burg Mihal Kokëdhimën

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 18-08-2019 Ngjarja me turistët spanjollë, gjykata lë në burg Mihal Kokëdhimën Nga gjykata

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'arrest me burg' për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo, i cili në gjendje çmendurie sulmoi makinë e turistëve spanjollë, në ecje.

51-vjeçari akuzohet për "Kanosje" dhe "Dëmtim të pronës me dashje".

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme Kokëdhima dha edhe versionin e tij për ngjarjen. Ai është shprehur para trupës gjykuese se se nuk i sulmoi turistët por u pëpoq ti ndalonte dhe ata u nisën menjëherë.

"Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.
Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj", ka thënë ai.

51-vjeçari u përfaqësua në seancë nga dy avokatë, ndërsa gjyqtarjai e çështjes ishte Esmerilda Habilaj.

LEXO EDHE: SULMOI TURISTËT NË GJENDJE ÇMENDURIE, FLET NË GJYKATË MIHAL KOKËDHIMA: U PËRPOQA T'I NDALOJA...KRYEMINISTRIN E KAM MIK

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071420669555664
array(1) { ["section"]=> string(72) "ngjarja-me-turistet-spanjolle-gjykata-le-ne-burg-mihal-kokedhimen-175680" }