Ngjarja në Durrës, dy motrat e vogla u zhdukën me paratë pasi helmuan prindërit dhe dogjën shtëpinë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:52 05-08-2015 Ngjarja në Durrës, dy motrat e vogla u zhdukën me paratë pasi helmuan prindërit dhe dogjën shtëpinë

Ka ndodhur si nëpër filma historia e familjes Kajtazi, banues në lagjen 15 të Durrësit. Dy prindërit dhe motra e madhe përfundojnë të helmuara në spital, ndërsa dy vajzat e vogla, adoleshente i vunë flakën shtëpisë për t’u arratisur në drejtim të paditur me gati 5 milionë lekë të vjetra. Ato janë zhdukur prej gati 2 javësh dhe ende nuk ka asnjë shenjë për Orialda Kajtazin, 18 vjeçe dhe K.K., 14 vjeçe.

Ngjarja

Policia e Durrësit njoftoi se, më datë 15.07.2015, rreth orës 14.30, në lagjen nr.15 Durrës janë helmuar nga ushqimi 3 anëtarë të një familjeje: Hiqmet Kajtazi 49 vjeç, Anila Kajtazi, 39 vjeçe dhe Alketa Kajtazi, 20 vjeçe. Për pasojë,shtetasit e mësipërm u transportuan  në Spitalin Rajonal Tiranë jashtë rrëzikut për jetën. Pa kaluar 12 orë, pikërisht rreth orës 02:30 të datës 16 korrik, në lagjen nr.15 Durrës është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe zjarrëfikësja, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Nga ana e policisë nisi hetimi për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Për pasojë janë djegur vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit.

Denoncimi

Më datë 16.07.2015 në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur phtetasi Hiqmet Kajtazi, i cili në deklaratën e tij shpjegon se, pasi kanë ngrënë drekë më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa, nuk janë ndier mirë, ndërsa dy vajzat e tjera, Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime. Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të spëcializuar. Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa. Ato kanë marrë me vete: 400 000 lekë të reja dhe 800 €, 4 telefona celularë, pasaportat dhe kartat e identitetit të Alketës dhe Orialdës dhe sendet personale. Të njëjtat shpjegime ka dhënë edhe bashkëshortja në deklarimin e saj.

Hetimet

Nga hetimet që ka kryer grupi hetimor rezulton se vajzat i kanë vënë zjarrin banesës dhe më pas janë larguar. Më datë 16.07.2015 është bërë edhe shpallja në kërkim e dy vajzave për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar nga nenet 151,134 dhe 25 të Kodit Penal. Policia nuk ka ende të dhëna nëse dy vajzat e zhdukura kanë qenë ato që helmuan familjarët e tjerë, transmeton "Dyrrahu". Dyshimet bien për shkak se vetëm ato nuk kanë pasur shqetësime, ndërsa e mitura ka marrë pasaportën e motrës 20 vjeçe, për të mos pasur probleme me policinë.

Ka të dhëna se ato mund të jenë larguar jashtë vendit, ndoshta të mashtruara nga persona të tjerë. Kryefamiljari Kajtazi ndodhet në një situatë të vështirë, pasi jo vetëm që ka mbetur pa shtëpi e pa para, por nuk di asgjë për fatin e dy vajzave të vogla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet kultivuesi i 640 rrëjnëve kanabis në Tropojë, në kërkim edhe një tjetër
Shiti të njëjtin apartament disa herë, arrestohet ndërtuesi në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.010931015014648
array(1) { ["section"]=> string(104) "ngjarja-ne-durres-dy-motrat-e-vogla-u-zhduken-me-parate-pasi-helmuan-prinderit-dhe-dogjen-shtepine-17818" }