Ngjarja në Elbasan, Artan Hoxha tregon si e vrau snajperisti 71-vjeçarin Lefter Zhidru

Publikuar tek: aktualitet, më 20:30 24-09-2020 Ngjarja në Elbasan, Artan Hoxha tregon si e vrau snajperisti 71-vjeçarin Lefter Zhidru

Ngjarja e sotme ku mbetën të plagosur dy të rinj dhe u ekzekutua nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru ishte diçka tronditëse për qytetin e Elbasanit dhe mbarë opinion publik.

Mbi këtë ngjaje ka folur gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka treguar detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

Hoxha është shprehur se brenda në banesë u gjetën 5 kallëpe tritol, një bombul, e cila po kthehej në minë dhe arma e zjarrit tip kallash.

Hoxha ka treguar se Zhidru është vrarë me një plumb në kokë nga një snajper nga jashtë.

Ndër të tjera gazetari ka zbuluar se ai ishte ish polic, ndërsa djali i tij i cili tani jetoj jashtë ka qenë një polic deri në vitin 2008.

“Kanë shpëtuar një tragjedi. Në banesën e Lefterit janë gjetur 5 kallape lënde eksplozive me kapsollë një bombël gazi me një çantë dhe prej atyre dalin fije teli, që do përdorej si minë. Ai nuk i ka pasur të montuara, por i ka bërë gjatë kohës së negocimit. Ai duket që ka pasur një të kaluar ushtarake. RENEA ka shpëtuar një katastrofë. RENEA nuk dinte se çfare ka pasur në godinë. Ai shikonte nga televiziori jo vetëm çfarë ndodhet jashtë, por edhe fjalët dhe thoshte se ata që thonë në media nuk janë të vërteta.Policia ka synuar që ai të dorëzohej. Mbas derës kishte vendosur një lavatriçe. Është vrarë nga një snajper nga jashtë me një plumb në kokë,” tha Hoxha në emisionin 'opinion'.

Screenshot_10.pngScreenshot_10_copy.pngScreenshot_11.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012371063232422
array(1) { ["section"]=> string(92) "ngjarja-ne-elbasan-artan-hoxha-tregon-si-e-vrau-snajperisti-71-vjecarin-lefter-zhidru-221559" }