Ngjarja në Fier, ministri Tahiri: Nishani dhe KLD mbrojnë gjyqtarët e korruptuar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:31 18-01-2015 Ngjarja në Fier, ministri Tahiri: Nishani dhe KLD mbrojnë gjyqtarët e korruptuar

Në një postim në llogarinë e vetë në facebook, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Fier, ku shtetasi i sapo liruar nga burgu Arben Muho, rrahu për vdekje gruan e tij Teuta Muho. Tahiri zbulon se Arben Muho i dënuar me 3 vjet burg për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, është liruar nga Gjykata e Apelit të Vlorës pasi kishte kryer vetëm disa muaj nga dënimi. Prandaj, ministri ka akuzuar sistemin gjyqësor për korrupsion dhe  KLD me në krye Presidentin Nishani për mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar.

“Arrestuar per plagosje te rende dhe armembajtje, denuar 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlore e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga te rrahurat.
Nje tjeter qe shpetoi gjalle dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal te rende, ne kerkim per disa kohe se kishte dhunuar bashkeshorten, u arrestua per disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtepie (per dhune ndaj bashkshortes!!!!).
Keto jane pasojat fatale te nje sistemi drejtesie qe nuk funksionon per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te llahtarshem. Gjyqtaret bejne pazar me kriminelet, duke vrare bashke me ta, viktimat e rradhes.
Presidenti i Republikes i ka rastet rradhe, por asgje deri tani nuk ka levizur. KLD hesht ose ka shume pune te mbroje kooperativen e te korruptuarve. Ca deputete gra e ish ministre, flasin vetem kur viktimat e dhunes dalin ne lajme. Dhjetra OJF marrin para e donatore, por askush nuk ngrihet ne kohe kunder ketyre vendimeve skandaloze te gjykatave.
Gjyqtaret e korruptuar po mbajne vendin ne thundren e dhunes e krimit, e kunder tyre duhet te punojme te gjithe qe viktimat mos vdesin edhe nga heshtja jone kolektive”- shkruan Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PERGJIMET E KOKAINES/ Arjan Dalipi, Ermail Hoxhës:Ka ngri uji, s’lajmë dot qentë
Durrës, shpërthen me eksploziv një makinë afër shkollës »
Article Logic
Execution time: 0.012059211730957
array(1) { ["section"]=> string(82) "ngjarja-ne-fier-ministri-tahiri-nishani-dhe-kld-mbrojne-gjyqtaret-e-korruptuar-886" }