Ngjarja në Vlorë/ Kush është i plagosuri Armando Sulejmani, i SHPËTOI atentatit në 2016-ën, sot i vranë KUNATIN dhe SHOKUN

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 17-02-2019 Ngjarja në Vlorë/ Kush është i plagosuri Armando Sulejmani, i SHPËTOI atentatit në 2016-ën, sot i vranë KUNATIN dhe SHOKUN Armando Sulejmani

Një atentat ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër.

Viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë, ky i fundit nuk është emër i panjohur. Armando Sulejmani i njohur me nofkën “Çipuri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait, i është bërë edhe më herët atentat në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia", ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. 

Asokohe Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu. Ai ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Në vitin 2002 Sulejmani u dënua me 20 vite burg për akuzën e vrasjes.

Ndërkohë, ngjarja e sotme te "Uji i Ftohtë" mendohet të ketë si motiv hakmarrjen, vazhdim i sagës së Llanajve. Dyshohet se njëri nga viktimat, Aurel Hoxha është kunati dhe Arjan Hasani shkoku i ngushtë i 42-vjeçarit. Sipas të dhënave nga grupi i hetimit shënjestra e atentatit ka qenë Sulejmani.

Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Breshëri plumbash në Vlorë, zbulohen IDENTITETET e 2 viktimave dhe të plagosurit (EMRAT-VIDEO)
Kapet një gomone në Vlorë, dyshohet se do transportonte drogë »
Article Logic
Execution time: 0.012356042861938
array(1) { ["section"]=> string(126) "ngjarja-ne-vlore-kush-eshte-i-plagosuri-armando-sulejmani-i-shpetoi-atentatit-ne-2016-en-sot-i-vrane-kunatin-dhe-shokun-153133" }