Ngjarja tragjike, ministrja Xhaçka takon kontingjentin shqiptar në Letoni: Nuk jeni vetëm! (Gjendja e 2 ushtarakëve të plagosur)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:12 08-05-2019 Ngjarja tragjike, ministrja Xhaçka takon kontingjentin shqiptar në Letoni: Nuk jeni vetëm! (Gjendja e 2 ushtarakëve të plagosur)

Më pak se 24 orë nga ngjarja në bazën Camp Adazi në Letoni, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi drejt Rigës për të vizituar kontigjentin e 4-t, EOD e për t’u takuar me drejtues të bazës ku që prej vitit 2017, Shqipëria përfaqësohet me trupat e saj si pjesë e misionit të NATO-s “enhanced Forward Presence”.

Fillimisht ministrja Xhaçka vizitoi dy efektivët e plagosur, njëri prej të cilëve, major Klodian Tanushi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Riga East University Hospital. Ministrja e Mbrojtjes u takua me mjekët që po ndjekin me vëmendje maksimale gjendjen e major Tanushit.

Më pas, ministrja Xhaçka e shoqëruar nga gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel dhe atasheu ushtarak shqiptar kolonel Fadil Ciroku, mbërritën në bazën ushtarake Camp Adazi. Në takimin me efektivët shqiptarë, ministrja e Mbrojtjes shprehu dhimbje për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura, gjatë kryerjes së detyrës, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj e u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Në mënyrë të veçantë, ministrja Xhaçka u interesua për dy efektivet, Enkelejdën dhe Nadjën, të cilat janë pjesë e kontingjentit të mbërritur në Letoni 5 muaj më parë.

“Dhimbja është e përbashkët dhe unë jam sot këtu me ju për të ndarë bashkë hidhërimin, por edhe për te gjetur forcën. Familjet e 3 efektivëve, ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale, por edhe të secilit prej 8 mijë efektivëve të familjes sonë të madhe ushtarake, për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm dhe asnjëherë s’do të jenë vetëm familjet e çdo burri dhe gruaje në uniformë”,- tha ministrja e Mbrojtjes gjatë bashkëbisedimit me efektivët.

Djemtë dhe vajzat e kontingjentit, misioni i të cilit përfundon pas pak javësh, thanë se janë të vendosur për të përfunduar plotësisht dhe me dinjitet misionin, jo vetëm si detyrim kushtetues, por mbi të gjitha për të vijuar angazhimin e lënë në mes nga kolegët e tyre.

Në takimin me ministren Xhaçka, drejtuesit ushtarakë kanadezë e letonezë të bazës, shprehën vlerësimet maksimale për përfaqësimin dinjitoz dhe profesionalizmin e efektivëve shqiptarë në këto dy vite të përfshirjes së tyre të misionit të NATO në Letoni.

59746311_465772687495337_5318776521706438656_n.jpg

60265953_1113752728813592_2309565676412469248_n.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037973880767822
array(1) { ["section"]=> string(130) "ngjarja-tragjike-ministrja-xhacka-takon-kontingjentin-shqiptar-ne-letoni-nuk-jeni-vetem-gjendja-e-2-ushtarakeve-te-plagosur-163405" }