Ngjarja tragjike në Letoni, reagon Basha: Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 06-05-2019 Ngjarja tragjike në Letoni, reagon Basha: Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët Viktima Zarife Hasanaj

Kreu i PD, Lulzim Basha reagon për ngjarjen e rëndën në Letoni, ku humbi jetën efektivja e FA Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj pas shpërthimit të një mine.

Basha shpreh ngushëllimet familjes së efektives, ndërsa thekson se ajo është dëshmorja e dytë e FA.

Postimi i Bashës:

Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028085947036743
array(1) { ["section"]=> string(92) "ngjarja-tragjike-ne-letoni-reagon-basha-mendimet-dhe-lutjet-e-mija-jane-me-familjaret-163154" }