NGJARJA TRONDITËSE/ Përcillen për në banesën e fundit 5 anëtarët e familjes Bllaca (PAMJE DRAMATIKE)

Publikuar tek: rajon, më 16:43 20-02-2020 NGJARJA TRONDITËSE/ Përcillen për në banesën e fundit 5 anëtarët e familjes Bllaca (PAMJE DRAMATIKE)

Ka nisur ceremonia e varrimit në fshatin Cërnicë, Gjilan. Pesë trupat e anëtarëve të familjes Bllaca janë dërguar për në banesën e fundit.

 

Tragjedia e familjes Bllaca tronditi mbarë opinionin publik. Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre ditën e martë. Valdete Bllaca, 45 vjeçe ish-efektive policie, vrau dy prindërit Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca, si dhe dy vëllezërit e saj Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan. Dyshohet se ngjarja në fjalë të ketë qenë e planifikuar, pasi një ditë më parë Valdete Bllaca i kishte dhënë 12 mijë euro tezes, si dhe e kishte pyetur se sa kushtonte një ceremoni mortore.

Ndërsa policia vazhdon hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e këtij krimi të rëndë.

Screenshot_6_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066819190979004
array(1) { ["section"]=> string(104) "ngjarja-tronditese-percillen-per-ne-banesen-e-fundit-5-anetaret-e-familjes-bllaca-pamje-dramatike-195879" }