Ngjarje e frikshme në Greqi, 45-vjeçari sulmon me sëpatë 4 punonjës të tatim-taksave (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 19:01 16-07-2020 Ngjarje e frikshme në Greqi, 45-vjeçari sulmon me sëpatë 4 punonjës të tatim-taksave (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zyrat e tatim-taksave në qytetin e Kozanit në Greqi.

Një 45-vjeçar vendas ka qëlluar me sëpatë katër nëpunës të këtyre zyrave, tre gra dhe një burrë duke plagosur dy prej tyre.

Sipas dëshmitarëve, rreth orës 13.10 personi në fjalë ka hyrë në zyrat e shërbimit të tatimeve duke mbajtur një qese plastike në dorë. Ka pranuar t’i matet temperaturave sipas masave anti-covid dhe ka dhënë edhe emrin e tij në hyrje të institucionit.

Më pas është ngjitur në katin e dytë, ka nxjerrë sëpatën e vogël nga çanta, ka hapur dyert tek personeli i shërbimit dhe ka filluar t’i qëllojë nëpunësit, raportojnë mediat greke.

Fatmirësisht këtë marrëzi e ka ndalur drejtori i tatimeve dhe një nëpunës tjetër. Ata kanë mundur t'i marrin sopatën dhe kanë njoftuar policinë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Sipas mjekëve personi mashkull është në rrezik për jetën.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi që ka tronditur qytetin e vogël në veri të Greqisë, por bëhet me dije se burri mund të ketë probleme të theksuara mendore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022165060043335
array(1) { ["section"]=> string(87) "ngjarje-e-frikshme-45-vjecari-sulmon-me-sepate-4-punonjes-te-tatim-taksave-video-214034" }