Ngjarje e pazakontë, i zemëruar për seancën, gjuan 4 herë me armë para gjykatës dhe përqafon nënën e viktimës

Publikuar tek: bota, më 17:43 12-05-2017 Ngjarje e pazakontë, i zemëruar për seancën, gjuan 4 herë me armë para gjykatës dhe përqafon nënën e viktimës

I afërmi i tij konsiderohet i vrarë dhe çështja nuk është zbardhur ende, kjo e ka zemëruar një të ri në Greqi, i cili ka qëlluar 4 herë me armë para gjykatës.

Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së gjykatës, ku u zhvillua një prej seancave të kësaj çështjeje .

Më pas ka përqafuar të ëmën e viktimës dhe është larguar, duke u arrestuar disa metra larg gjykatës nga policia grek, bashkë me një person që e shoqëronte.

Shkaku i këtij veprimi ekstrem, - ka shpjeguar ai para policisë, - është fakti se trupi i kushëririt të tij të vrarë para 5 vitesh, ende nuk po gjendet, ndërsa drejtësia nuk po e zbardh aspak çështjen dhe gjyqi është shtyrë përsëri për të tretën herë.


“Maskarenjtë nuk po gjejnë ende trupin, por Zoti mendon ndryshe”, ka thënë ai para se të qëllonte me armë.

Mario Papagjeorgjiu , 26-vjeç, është zhdukur më 9 gusht të vitit 2012 dhe një ditë më pas, persona të panjohur kanë kërkuar nga familja e tij 620 mijë euro si shkëmbim për jetën e tij.

Për disa ditë, nëna e tij nuk ka lajmëruar policinë, ndërsa dëgjonte këshillat e një 73-vjeçari, mik i familjes, që dukej sikur negocionte me rrëmbyesit.

Pasi çështja bëhet e njohur në polici, ky person është arrestuar dhe dënuar si i dyshuari kryesor për këtë rrëmbim, bashkë me 5 persona të tjerë.

Por trupi i të riut nuk u gjet kurrë, ndërsa gjyqi po vazhdon për kaq vite duke shkaktuar më shumë dhimbje te familjarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010140895843506
array(1) { ["section"]=> string(113) "ngjarje-e-pazakonte-i-zemeruar-per-seancen-gjuan-4-here-me-arme-para-gjykates-dhe-perqafon-nenen-e-viktimes-78431" }