Ngjarje e pazakontë në Turqi/ Taksisti i jep kartën e kreditit një të panjohuri në nevojë, lajmi bën xhiron e botës

Publikuar tek: bota, më 11:44 24-04-2019 Ngjarje e pazakontë në Turqi/ Taksisti i jep kartën e kreditit një të panjohuri në nevojë, lajmi bën xhiron e botës

Një shofer taksie me origjinë turke që jeton në Suedi është personazhi i ditës pasi ai është deklaruar si një hero pasi i dha hua kartën e tij të kreditit për tre ditë një klienti.

 

Sipas CNN, taksisti me emrin Omer Temel i dha kartën e kreditit biznesmenit gjerman Christen Ostlund i cili ishte në një udhëtim për punë në Suedi dhe kishte humbur portofolin e tij.

‘Kisha frikë se s’do kisha mundësi të kthehesha në shtëpi dhe në aeroport pasi s’kisha para me vete. Në atë kohë taksisti që më transportonte në aeroport tha se do më jepte kartën e tij të kreditit për të më ndihmuar. Ngela gojëhapur,’ tha gjermani për CNN.

Gjermani u kthye në vendin e tij atje ku ai i dërgoi paratë taksistit bashkë me 100 euro ekstra për ta falenderuar.

Lajmi ka berë xhiron e mediave në botë pasi ngarje të tilla, kur dikush i jep një të panjohuri kartën e kreditit, nuk ndodhin çdo ditë...

 

57572770_312740499421308_3393928559398486016_n.png57572791_1412129328927894_6660760231825375232_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.093345880508423
array(1) { ["section"]=> string(120) "ngjarje-e-pazakonte-ne-turqi-taksisti-i-jep-karten-e-kreditit-nje-te-panjohuri-ne-nevoje-lajmi-ben-xhiron-e-botes-161658" }