Ngjarje e rëndë/ 14-vjeçarja shqiptare ‘i hapet’ nënës kur ajo i tha ‘do vras veten’: Mos më lë vetëm me babain, ka 1 vit që abuzon me mua

Publikuar tek: aktualitet, më 19:45 13-01-2021 Ngjarje e rëndë/ 14-vjeçarja shqiptare ‘i hapet’ nënës kur ajo i tha ‘do vras veten’: Mos më lë vetëm me babain, ka 1 vit që abuzon me mua Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Treviso të Italisë, ku mësohet se një 14-vjeçare shqiptare është abuzuar për një kohë të gjatë nga babai i saj.

46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij për 1 vit rresht. Aktin monstruoz e zbuloi nëna e saj e cila gjithashtu dhunohej nga i shoqi.

Një ditë, ajo i tha vajzës së saj “Dua të vdes, do vras veten”. Aty e bija rrëfeu ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të ëmës të mos e lërë vetëm me të atin, raportojnë mediat italiane.

Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme. Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

E mitura tha se në fillim i ati e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas e kishte abuzuar atë seksualisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbi 100 edukatore në 15 kopshte e çerdhe në Berat bëjnë testimet e shpejta, të gjitha përgjigjet dalin njëlloj
Vrasja e motrave në Astir, avokati: Fëmija që ka parë skenën është në gjendje të rëndë, tezja dëshiron ta birësojë; Ademi rrezikon burg përjetë »
Article Logic
Execution time: 0.012269973754883
array(1) { ["section"]=> string(138) "ngjarje-e-rende-14-vjecarja-shqiptare-i-hapet-nenes-kur-ajo-i-tha-do-vras-veten-mos-me-le-vetem-me-babain-ka-1-vit-qe-abuzon-me-mua-234870" }