Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në liqenin e Krujanit.
Njoftimi paraprak nga policia:
Në datën 14.05.2017, ora 14:00, ka shkuar për tu larë dhe është mbytur në liqenin e Kurjanit, Roskovec, shtetasi S.Sh,19 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.