Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash ku një burrë ka goditur me thikë bashkëshorten e cila ndodhet në spital.
Sipas policisë, më datë 09.03.2017, ora 10:05, shtetasi Arben Hoxha, 53 vjeç, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen L.H, 52 vjeçe, banuese në fshatin Kuqar, Patos, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se është shoqëruar autori dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.