NGJARJE E RËNDË: Goditet me sëpatë në kokë tregtari në Shkodër (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 30-01-2018 NGJARJE E RËNDË: Goditet me sëpatë në kokë tregtari në Shkodër (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Guri i Zi të Shkodrës.

Një përson, i cili punonte si tregtar është qëlluar me sëpatë në kokë. Mësohet se i plagosuri është një tregtar peshku, Smajl Dyli, 53 vjeç ndërsa autori është identifikuar si Pal Paloka..

53-vjeçari i plagosur është transportuar drejt spitalit të Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e pare mjekësore. Sakaq, ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

INFORMACIONI I POLICISË:

Më datë 30.01.2018, rreth orës 11:10, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Guri Zi, Shkodër, ka ndodhur një konflikt.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi P. P. 40 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, ka goditur me mjete të forta në kokë, shtetasin I. D. 54 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të kësaj ngjarje. Po kryhen veprimt me grup hertimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025809049606323
array(1) { ["section"]=> string(74) "ngjarje-e-rende-goditet-me-sepate-ne-koke-tregtari-ne-shkoder-emrat-108479" }