Kundërshton punonjësit e policisë dhe i kanos ata duke tentuar t'i qëlloi me thikë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:-Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti" Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 02.06.2017, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes "8 Shkurti" Fier duke krijuar zhurma shqetësuese, ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t'i qëlloi ata me thikë.
U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" ,"Prishje të rendit dhe qetesisë publike" dhe "Kanosje" parashikuar nga Nenet 236, 274 dhe 84 të Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.