Ngjarje e rëndë në Divjakë, 22-vjeçari qëllon me armë drejt vajzës 14-vjeçare, arrestohet (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:10 11-01-2018 Ngjarje e rëndë në Divjakë, 22-vjeçari qëllon me armë drejt vajzës 14-vjeçare, arrestohet (EMRI)

Qëllon me armë zjarri në drejtim të një vajze 14 vjeçare, policia e Divjakës arreston menjëherë autorin e ngjarjes.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë.

Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 3 gëzhoja arme zjarri automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lanë në errësirë aksin rrugor, në pranga autorët që bënë kërdinë me vjedhje në Tiranë (EMRAT)
Ngjarje e rëndë në Krujë, vajza 17-vjeçare vret veten me pistoletë »
Article Logic
Execution time: 0.011076927185059
array(1) { ["section"]=> string(99) "ngjarje-e-rende-ne-divjake-22-vjecari-qellon-me-arme-drejt-vajzes-14-vjecare-arrestohet-emri-106201" }