Ngjarje e rëndë në Durrës, 2 vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga tarraca e pallatit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 05-09-2017 Ngjarje e rëndë në Durrës, 2 vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga tarraca e pallatit Foto nga vendngjarje

Dy vëllezër në Lagjen "nr.11" Durrës kërcënojnë se do hidhen nga pallati, në shenjë proteste për vendimin e Gjykatës.

Sipas vendimit nga Gjykata e rrethit Durrës ata duhet të largohen nga banesa e tyre, në të cilën jetojnë pë rreth 40 vite. Kjo i ka shtyrë 2 vëllezërit që të hipin në tarracën e pallatit ku banojnë dhe kërcënojnë se do të vetëvriten. Në dritaret e shtëpisë janë familjarët e tjerë së bashku me fëmijët të cilët mbështesin aktin e dy vëllezërve në katin e katërt të pallatit. 

Pallati ku ata banojnë do t'u kthehet ish-pronarëve me vendim Gjykate. Ditën e sotme, përmbarimi ka trokitur në derë për lirimin e ambjenteve, ku jetonin 2 vëllezrit Bejko. Pretendimi i vëllezërve është se po nxirren jashtë nga shtëpia e tyre me dokumenta falce.

Ndërkohë Avokati është shprehur se do të presin vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia për normalizimin e situatës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023743152618408
array(1) { ["section"]=> string(89) "ngjarje-e-rende-ne-durres-2-vellezer-kercenojne-se-do-hidhen-nga-tarraca-e-pallatit-91214" }