Ngjarje e rëndë në Fier, 24-vjeçarja shkon në polici: Më rrahu burri (Disa ditë më parë tentoi të vriste veten)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 24-01-2018 Ngjarje e rëndë në Fier, 24-vjeçarja shkon në polici: Më rrahu burri (Disa ditë më parë tentoi të vriste veten)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin: Shkëlqim Bregu, 33 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 23.01.2018, bashkëshortja, shtetasja K.B, 24 vjeçe, kallzon se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos kallzuar në polici.

Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, shtetasja K.B në datën 08.01.2018, ka tentuar të vetvritet duke pirë lëndë kimike (pesticide bujqësore).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje", "Kanosja për të moskallzuar" dhe "Shkaktimi i vetvrasjes" i mbetur në tentativë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krimet e filmuara nga kamerat e sigurisë, deputeti i PS –Altin Qatos: Flas si qytetar i dëmtuar, pamje ka, por jo autorë, ka ngelizhencë nga policia?
HIDHET SHORTI: Këta janë dy rivalët e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.0099191665649414
array(1) { ["section"]=> string(114) "ngjarje-e-rende-ne-fier-24-vjecarja-shkon-ne-polici-me-rrahu-burri-disa-dite-me-pare-tentoi-te-vriste-veten-107737" }