Ngjarje e rëndë në Fier, "Suzuki" bie në kanal, MBYTEN 2 persona, njëra grua

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 09-04-2018 Ngjarje e rëndë në Fier,

Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Fieri, ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim në Vlorë, eksploziv Audi-t
Rrëmbimi i 11 vjeçarit shqiptar, DETAJE të reja, çfarë iu kërkua familjarëve »
Article Logic
Execution time: 0.011033058166504
array(1) { ["section"]=> string(78) "ngjarje-e-rende-ne-fier-suzuki-bie-ne-kanal-mbyten-2-persona-njera-grua-116211" }