Ngjarje e rëndë në Florida, ish-kolegu vret 5 persona, më pas edhe veten

Publikuar tek: bota, më 06:22 06-06-2017 Ngjarje e rëndë në Florida, ish-kolegu vret 5 persona, më pas edhe veten

6 persona kanë vdekur pranë qytetit Orlando në Florida, mes tyre edhe autori, i cili pas krimit vrau veten.

Ngjarja ka ndodhur në një biznes, ku 5  viktimat janë vrarë nga një ish-kolegu i tyre në vendin e punës.

Shefi i Qarkut Orange, Jerry Demings tha për gazetarët se personi i armatosur ishte një ish i punësuar i pakënaqur, që ishte shkarkuar që në muajin prill. Pas aktit kriminal, mësohet se autori ka vrarë edhe vete.

Katër prej të qëlluarve humbën jetën menjëherë, ndërsa i pesti ndërroi jetë në spital. Sipas tij, ngjarja nuk kanë asnjë lidhje me terrorizëm.

Orlando ishte vendi i të shtënave masive nga një person i armatosur, i cili i vrau 49 vetë në një klub të natës të homoseksualëve në qershor të vitit 2016. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin emrat dhe fotot e dy prej tre terroristëve të sulmit në Londër
Fshati i mrekullueshëm në pamje të parë, por është tragjike ajo që ndodh aty »
Article Logic
Execution time: 0.012174844741821
array(1) { ["section"]=> string(76) "ngjarje-e-rende-ne-florida-ish-kolegu-vret-5-persona-me-pas-edhe-veten-81376" }