Foto ilustruese
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhu orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime nga policia bën me dije se më datë 30.03.2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H, rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 19-vjeçarja ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.
Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër vajzë i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë në Korçë .