Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një fshat të Pogradecit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Buçimas, në rrugë dhe është plagosur me thikë D.H, rreth 27 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky person pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ishte plagosur me thikë nga një tjetër i ri, i cili pas kryerjes të veprimit ishte larguar nga vendngjarja.
Brenda një kohe të shkurtër shërbimet e Policisë Pogradec, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S.Hoxhallari, banues në fshatin Buçimas i cili ndodhet në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku po kryhen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.
Shtetasi D.H, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.