Një ngjarje e momenteve të fundit raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet, ku babai Nikolin Suli, 54 vjeç ka tentuar të qëllojë të birin A. Suli 24 vjeç me thikë.
Mësohet se autori nën efektin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj të birit, e ndërsa situata ka degraduar dhe babai ka tentuar ta qëllojë 24 vjeçarin me thikë djalin. Krimi në familje është parandaluar nga forcat e policisë pas denoncimit të bërë nga vetë i biri. Policia, sakaq, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.