Foto ilustruese
Policia ka arritur të ndalojë në kohë një konflikt me armë që mund të degradonte në vrasje mes vëllezërve. Burime nga policia bëjnë me dije se pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.
Në fshatin Baldushk 36-vjeçari dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij L.L., 48 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjari tip pistoletë sëbashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", dhe "Kanosja.
Arma e sekuestruar