NGJARJE E RËNDË: “Pse më shikon gruan?!”, sherr mes kushërinjve, vdes një prej tyre (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:37 01-04-2017 NGJARJE E RËNDË: “Pse më shikon gruan?!”, sherr mes kushërinjve, vdes një prej tyre (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë ku si pasojë e një konflikti mes dy personave, para pak minutash, ka ndërruar jetë një prej tyre.

Dy  persona u konfliktuan tre ditë më parë me mjete të forta për arsye banale.

“Pse më sheh gruan?!” Ky është gjithë konflikti që ka përfunduar në tragjedi mes dy kushërinjve, raporton newsbomb.al. Disa orë më vonë, autori është shoqëruar në polici por sot i plagosuri Agron Tusha, 43 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë si pasojë e plagëve.

Kronologjia e ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.  Ku dyshohet se shtetasi Agim Tusha në afërsi të banesës së shtetasit Hamedin Torba,  ka tentuar ta godasë me thikë në shpatull për motive të dobëta shtetasin Hamedin Torba. Shtetasi Hamedin Torba për tu mbrojtur e ka goditur shtetasin Agim Tusha me një dru në kokë, ku për pasojë shtetasi Agim Tusha është plagosur rëndë.

Shtetasi Hamedin Torba e ka çuar vetë në spitalin e Peshkopisë të plagosurin Agim Tusha i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e traumës Tiranë. Ndërsa shtetasi Hamedin Torba është paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër ku në përfundim të veprimeve është arrestuar.

NOFTIMI I POLICISË:

Më datë 31.03.2017, rreth orës 18.30, jemi informuar  nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë,  se ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, shtetasi Agim Tusha, 42 vjeç, banues në Peshkopi,  si pasojë e plagëve të marra nga   konflikti  i ndodhur me datë 25.03.2017,  me shtetasin Hamedin Torba, i cili është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shembja me eksloziv e 5-katëshit në Vlorë, pamje të tjera nga shpërthimi i fuqishëm (VIDEO)
Vdes një djalë 18-vjeçar në burgun e “Shën Kollit”, polici: U helmua nga gazi »
Article Logic
Execution time: 0.01130199432373
array(1) { ["section"]=> string(89) "ngjarje-e-rende-pse-me-shikon-gruan-sherr-mes-kusherinjve-vdes-nje-prej-tyre-detaje-73785" }