Ngjarje e rëndë raportohet këto minuta në Tiranë. Një 27 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra në konflikt e sipër me një tjetër person.
Sipas informacioneve paraprake, dy të rinj janë konfliktuar me thikë në fshatin Çekrezë dhe për pasojë viktimë ka mbetur 27 vjeçari Altin Kodra, i cili ka marrë plagë të rënda në bark dhe ka ndërruar jetë në spital.
Sakaq, policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes të identifikuar si Vladimir Luli.
Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.