NGJARJE E TMERRSHME NË FIER: I riu vret të dashurën dhe veten në makinë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 10-02-2017 NGJARJE E TMERRSHME NË FIER: I riu vret të dashurën dhe veten në makinë Foto ilustruese

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur këto minuta në  Fier ku një i ri ka vrarë të dashurën dhe më pas veten në makinë.


Ngjarja ka ndodhur në Urën e Shën Pjetërit ku një 32 vjeçar, ka vrarë me armë në makinën tip "Furoristradë" ngjyrë blu të dashurën 29 vjeçe dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

DINAMIKA E NGJARJES SIPAS POLICISË:

Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.

 Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij. Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë  po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këta dy policë meritojnë respekt, zbuloni ç’kanë bërë para pak minutash në Tiranë (DIKUSH I FOTOGRAFON)
Merr në makinë dhe tenton të përdhunojë shoqen e gruas, arrestohet 30-vjeçri (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.0099821090698242
array(1) { ["section"]=> string(76) "ngjarje-e-tmerrshme-ne-fier-i-riu-vret-te-dashuren-dhe-veten-ne-makine-68318" }