NGJARJE HISTORIKE, pas 21 vitesh nënshkruhet marrëveshje për fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:45 20-01-2020 NGJARJE HISTORIKE, pas 21 vitesh nënshkruhet marrëveshje për fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë

Megjithëse Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, një marrëveshje e cila mund të quhet historike është nënshkruar mes dy vendeve. Pas 21 vitesh do të kthehen fluturimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

 Në ambasadën Amerikane u nëshkrua një letër mes Beogradit dhe Prishtinës nga përfaqësues të të dyja vendeve, marrëveshje e cila do të mundësoje fluturime në të ardhmen.

Ende nuk ka shumë detaje mbi këtë marrëveshje dhe nëse fluturimet do të konsiderohen ndërkombëtare ose vendase, por që ky është një hap i madh që mund të zbusë kofliktin e ngrirë mes 2 vendeve.

Gati një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtatë vite pas fillimit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe pesë vjet nga marrëveshja e Brukselit që synonte hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, konflikti i ngrirë mes dy vendeve vijon.

“Si kaq shumë ngjarje në dialog, ende shumë paqartësi rreth kësaj. Askush nuk e di nëse fluturimet do të konsiderohen ndërkombëtare ose vendase.

Sidoqoftë, kjo është një shenjë e madhe për LDK-në e Kosovës dhe Vetëvendosjen, të cilët kanë bërë zhurmë për formimin e qeverisë që nga 6 tetori”, shkruan Valeria Hopkins gazetare e rrjetit ballkanik BIRN me qendër në Prishtinë, Kosovë e cila ka shpërndarë dhe foton e shkrepur gjatë firmosjes së marrëveshjes.

Lulzim Pllana Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin ka shpërndarë një postim, ku thuhet se kjo marrëveshje është përshkruar si pjesë e rëndësishme e procesit të paqes. “Pas 21 vitesh, do të ketë fluturime direkte midis #Pristina dhe #Belgrade për herë të parë, të operuara nga @Lufthansa_DE; @euroëings. Ambasadori amerikan, @RichardGrenell ishte forca shtytëse e asaj marrëveshje, e përshkruar si "një pjesë e rëndësishme e procesit të paqes"”, thuhet në një tjetër postim të shpërndarë nga Këshilltari në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, Lulzim Pllana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022153854370117
array(1) { ["section"]=> string(101) "ngjarje-historike-pas-21-vitesh-nenshkruhet-marreveshje-per-fluturimet-mes-kosoves-dhe-serbise-192631" }