NGJARJE JASHTË TË ZAKONSHMES: Banorët shpëtojnë jetën e 3 elektriçistëve në Kukës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:34 07-01-2017 NGJARJE JASHTË TË ZAKONSHMES: Banorët shpëtojnë jetën e 3 elektriçistëve në Kukës

Një ngjarje jashtë të zakonshmes ka ndodhur në një fshat të Kukësit ku banorët kanë arritur t’u shpëtojnë jetën 3 elektriçistëve.

Raportohet se në orën 11:00 të paradites së sotme, elektriçistët ishin nisur në fshatin Borje, 37 km larg Kukësit për t’u ardhur në ndihmë banorëve lidhur me furnizimin me energji elektrike por kanë qenë banorët ata që në fund u kanë ardhur në ndihmë elektriçistëve.

Pas 1 ore e 30 minuta punë ata mbetën të bllokuar. Pasi kanë ecur për orë të tëra, nën trashinë e borës prej 1 metër e gjysmë, elektriçistët janë bllokuar nga i ftohti, duke mos mundur të lëviznin nga vendi. Nën kushte të ashpra atmosferike ata kanë leshuar sinjalin SOS, e ndërsa po mbushnin rreth dy orë të bllokuar gjendja e tyre shëndetësore po rëndohej.

U desh më në fund nderhyrja e shtabit të emergjencave dhe banorëve të fshatit Borje, që bën të mundur nxjerrjen e tyre nga dëbora dhe shpëtimin e jetës. Mësohet se 3 elektriçistët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pabesueshme, polici bashkiak në Tiranë i vjedh dy qese me këpucë një hallexhiu që shet me karrocë (VIDEO)
Gripi u shkaktua nga uji i Bovillës? Denoncimi bëhet publik nga eksperti »
Article Logic
Execution time: 0.011088848114014
array(1) { ["section"]=> string(86) "ngjarje-jashte-te-zakonshmes-banoret-shpetojne-jeten-e-3-elektricisteve-ne-kukes-64870" }